
Nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Kamëz, kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, që tha se Engjëll Agaçi është arratisur drejt Italisë.
Rama tha se Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka qenë në gjendje kritike për jetën. Sipas tij, Agaçi ka bërë bypass-e në zemër, ndërsa për shkak të mosfunksionimit në zemër, është futur në frymëmarrje të drejtuar.
“Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë niset për një shkak thelbësor shëndetësor në Itali. E marrin e fusin në sallë të operacionit, bën tre bypass-e. Pas një ndërhyrjeje shumë të rëndë kalon në ndalesë të funksionit të mushkërive. Dhe e fusin në frymëmarrje të drejtuar. Ditë të tëra, nuk e thoshte asnjë mjek që ky do të shpëtojë”.
“Po këneta nuk do t’ia dijë”, vijoi Rama, duke ironizuar Berishën.
“Nxjerrim një njoftim, po ku do t’ia dijë kjo kënetë e madhe për njeriun, për respektin minimal për njeriun e sëmurë, për familjen, a ka një nënë, baba, grua, vajzë. Po jo, thotë u arratis, i morën laptopin, vajti BKH, vajti SPAK, hynë në Kryeministri. Vazhdojnë bëhen debate, ka ndodhur apo s’ka ndodhur. Kërkojë edhe debate”.
Top Channel