Ditën e sotme Jozi dhe Loredana kanë qenë duke diskutuar në lidhje me situatat që janë krijuar pasi ata u rifutën sërish në lojë.

Konkretisht Jozi dhe Loreadana po sqaronin edhe njëherë raportin mes tyre dhe deklaratat që Jozi ka bërë jashtë kur është shprehur se mendon se BBV e fiton Danja apo edhe në lidhje me Valbonën.

Pjesë nga biseda:

Lorendana: Nuk jam këtu kot. I përballoj të gjitha zemra. 

Jozi: Në rregull. Uroj më të mirën për ty. 

Loredana: I përballoj të gjitha, jo dy metra të jesh ti. 

Ata kanë vazhduar duke ironizuar njëri-tjetrin.

Jozi: Të ka ngel mendja tek brumi. Brumi kur futet në furrë piqet. 

Loredana: Edhe brumi ka më shumë konsistencë se ty. 

Jozi: Ti e ke brumin e dobët zemra ime. 

Loredana: Jo nuk e kam fare. 

Jozi: Je brumë i dobët, e tillë u tregove. Edhe pse mua më dhemb zemra kur e them këtë gjë. 

Loredana: Mua më dhemb zemra, kur ti flet që mua më vjen të të përqafoj e të afrohem. 

Jozi: A thua?

Loredana: Po. 

Jozi: Po unë si ndihem? Po ta kishe ndjerë dhe të të kishte ardhur ashtu do të kishe ardhur atje. 

Loredana: Ku të vija?

Jozi: Atje kur më pe. (momenti kur Jozi rihyri dhe ndodhej tek Lori Caffe në oborr)

Loredana: Që më rrije ashtu tër dëngla? Ore dënglat mbaji në shtëpinë tënde. Me mua dëngla nuk ka. 

Jozi: Mos më përmend shtëpinë mua? 

Loredana: Fillove edhe ti si Bona? Bona 2. Rri urtë.

Jozi: Çfarë thua?

Loredana: Unë nuk duroj dënglat e mia jo më të tuat. Nuk duroj dënglat e njeriu. Me mua dëngla jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA