
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një armë, thikë dhe rreth 10 mijë euro me vete.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas me precedent kriminal, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë ndërhyrë menjëherë për ta kapur dhe vënë në pranga.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Pasagjeri”, u ndalua në rrugën “Mysym Keta”, taksia me të cilën lëvizte shtetasi Anxhelino Çervanaku, 32 vjeç.
Nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 9900 euro dhe 250 000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel