Polici përplaset nga makina në Fresk, niset me urgjencë drejt spitalit/ Ishte jashtë shërbimit

25/02/2025 18:55

Një polic është përplasur nga një makinë, ndërsa ndodhej jashtë shërbimit.

Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L.

Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA