
Një event i ri i shtohet kalendarit kulturor artistik të Tiranës, që për herë të parë organizon Festivalin Ndërkombëtar Frederik Shopen, në 215-vjetorin e lindjes të virtuozit të pianos së epokës romantike.
“J’adore Schopen”, unë e adhuroj Shopenin, do të mirëpresë 150 të rinj të grupmoshave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut por dhe disa shtete të botës.
Te pianistët e rinj, konkurrentë të festivalit, organizatorët shohin potencialin dhe mundësinë e zhvillimit të karrierës së tyre deri në skenat ndërkombëtare, teksa premtojnë shumë surpriza.
Me një juri të përzgjedhur, pjesë e së cilës është dhe kantautori Zhani Ciko, do të gjykohet interpretimi i artistëve të vegjël, teksa gara ndahet në disa faza.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të jetë shtëpia e pianistëve në festivalin, që do të mbahet nga data 1 deri në 6 mars, që përkon me ditët Shopeniane në Tiranë, në nder të pianistit dhe romantikut të muzikës që u fliste të gjitha brezave.
Top Channel