Detaje të reja rreth asteroidit që mund të godasë Tokën në vitin 2032, NASA redukton shanset: Tashmë mund të themi që…

25/02/2025 13:28

NASA ka ulur ndjeshëm rrezikun e që asteroidi 2024 YR4 mund të godasë Tokën në vitin 2032.

Kur u zbulua për herë të parë, asteroidi 2024 YR4 kishte një shans shumë të vogël, por të dukshëm për të goditur planetin tonë në vitin 2032. Ndërsa vëzhgimet e asteroidit vazhdonin, NASA sa vinte dhe rriste mundësinë që ai të bëhej një kërcënim për Tokën, duke treguar dhe qytetet që rrezikonin të goditeshin.

Gjithsesi, vetë NASA ka zbuluar rezultatet e vëzhgimeve më të fundit, duke treguar se shanset tashmë janë reduktuar, me asteroidin që është larguar shumë nga Toka dhe se mundësitë janë thuajse zero.

Mbetet ende një shans shumë i vogël që asteroidi 2024 YR4 të godasë Hënën më 22 dhjetor 2032, probabiliteti i së cilit është aktualisht 1.7%.

NASA do të vazhdojë të vëzhgojë asteroidin 2024 YR4 me observatorë të financuar nga Zyra e Koordinimit të Mbrojtjes Planetare dhe Teleskopi Hapësinor i NASA-s James Webb do të vëzhgojë asteroidin në mars për të fituar më tej njohuri rreth madhësisë së tij për qëllime shkencore.

Ndërsa ky asteroid nuk përbën më një rrezik të konsiderueshëm për Tokën, 2024 YR4 ofroi një mundësi të paçmuar për ekspertët në NASA dhe partnerin e saj në institucione për të testuar shkencën e mbrojtjes planetare dhe proceset e njoftimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA