
Me vendim të GJKKO-së, SPAK ka goditur disa pasuri të paluajtshme të përfituara nga mashtrimi në fushën e mashtrimit kompjuterik në bursa.
Prokuroria ka sekuestruar katër pasuri me vlerë rreth 1 200 000 euro, në pronësi të Erjon Kasmit, i cili konsiderohet personi kyç i një grupi kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik.
Ky i fundit, është shpallur fajtor në muajin korrik të vitit të kaluar dhe është dënuar me 7 vite e katër muaj burg.
Ai së bashku më 12 persona të tjerë dyshoheshin se kanë mashtruar nëpërmjet thirrjeve telefonike qytetarë gjermanë duke u zhvatur eurot.
Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 apartament, 2 vend parkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa.
Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare të të akuzuarve si dhe disa pasuri të paluajtshme.
Ndërkohë, materialet tashmë i kanë kaluar SPAK-ut për veprime të mëtejshme.
Top Channel