Ëndrrat që u shuan… ekspozita me portretet e fëmijëve që humbën jetën gjatë tre viteve luftë në Ukrainë

24/02/2025 22:34

Vika dhe Bohdan prisnin me emocion dhe padurim të merrnin në krah fëmijën e tyre të parë, pak vite pasi kurorëzuan dashurinë e tyre.

Sapo kishin mësuar gjininë e foshnjës, kur një dron që ra mbi shtëpinë e tyre në 17 dhjetor 2022 dhe zemrën e bebes në barkun e Vikës ndaloi së rrahuri.

Historia e tij qëndron mes 20 portreteve të ekspozuara në Shtëpinë e Europës në Tiranë të fëmijëve të vrarë gjatë agresionit rus në Ukrainë.

Tri vite nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, kjo ekspozitë është një rikujtesë e mizorive ndaj jetëve të pafajshme dhe një thirrje për drejtësi, thekson ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Mendoj se nuk ka gjë më tragjike për prindërit se të humbasin fëmijët e tyre… dhe më lejoni të jem i qartë për diçka: Rusia dhe lidershipi i saj janë përgjegjës për këtë luftë dhe për mizoritë ndaj popullit ukrainas. Ne vazhdojmë të kërkojmë drejtësi dhe kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Ukrainën, por për të gjithë“, tha Gonzato.

Për Europën është e qartë, diskutimet për paqe dhe përfundimin e luftës nuk mund të bëhen pa pjesëmarrjen e vetë Ukrainës dhe unionit.

Çdo marrëveshje që nuk përfshin Ukrainën dhe Evropën rrezikon të dështojë dhe të mosrespektohet. BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me mbështetje financiare, përfshirë rindërtimin e vendit pas luftës“, tha ai.

Pas tre viteve, mijëra jetëve të humbura dhe qyteteve të shkatërruara, pyetja është vetëm një, kur do të përfundojë e gjitha kjo dhe kush do të jetë në gjendje të ndalojë këtë luftë vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Në mbështetjen e pakursyer për Ukrainën, Shqipëria“, tha Volodymur Shkurov, ambasador i Ukrainës në Shqipëri.

Kjo ekspozitë me fëmijët e humbur, është një rikujtesë e akteve mizore ndaj jetëve të pafajshme. Tre vite më parë, nuk mund të imagjinohej që lufta do të rikthehej në zemër të Evropës. Në betejën për liri, Ukraina është shndërruar në simbol të qëndresës dhe në këtë përvjetor të tretë, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian“, tha mistri Igli Hasani.

Për t’u rikthyer ëndrrat ukrainasve dhe të ardhmen fëmijëve, diplomatët europianë shprehën nevojën se çdo përpjekje për Ukrainën, popullin e saj, dhe sigurinë në union e botë, duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA