Qep dhe ruan motivet e kostumeve popullore në Kukës, valltari dhe koreografi Ali Kingji: Do të qep deri sa të kem frymë

22/02/2025 13:14

Një histori frymëzuese vjen nga qyteti i Kukësit, koreografi, valltari e rrobaqepësi i kostumeve popullore Ali Kingji edhe pse ka 78 vite mbi supe vijon të qepë veshjet e krahinës së Kukësit e Hasit madje asiston edhe tek rrobaqepësit e rinj për ruajtjen e motiveve të kostumit popullor.

Ali Kingji, me profesion koreograf e valltar, që në moshën 14 vjeçare ka qepur kostumet popullore të trevës së Kukësit e Hasit.Ai sot është 78 vjeç, pasionin për qepjen e kostumeve popullore e ka trashëguar nga e ëma.

Mësuesi i valles e i veshjes popullore të Kukësit thotë se sot punuesit e këtyre veshjeve po shmangin motivet e krahinës, duke sjell një përzierje të kësaj veshje.

Edhe pse ka 78 vite mbi supe, Kingji nuk e fsheh dëshirën e kënaqësinë që i dhuron kjo punë, duke pohuar se sa të ketë jetë do të punoj për traditën e veshjen popullore.

“Sa të jem mbi tokë do të merrem me këtë punë”, tha Kingji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA