
Mediat botërore kanë njoftuar së fundmi se gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është rënduar së tepërmi, i cili kaloi një krizë në frymëmmarrjen e tij.
Me anë të një njoftimi, Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta i ka kërkuar të gjithë besimtarëve të krishterë që të mblidhen në meshat për t’u lutur për shëndetin e Papës.
“Të dashur miq,
Në ditën e sotshme Papa Françesku ka pasur një krizë në frymëmarrje dhe probleme me gjakun për shkak të të cilit është ndërhyrë me ndërrim gjaku. Situata nuk është e lehtë dhe mjekët nuk mund të parashikojnë si mund të jetë ecuria e sëmundjes. Edhe në buletinin mjekësor të ditës së djeshme mjekët kanë pohuar se rreziku ende nuk ka kaluar. Ftohja në dy krahët e Papës e ka ndërlikuar gjendjen e tij.
Prandaj ju ftoj të lutemi për Papa Françeskun nesër në të gjitha meshët tona me njet të veçantë.
Zoti i jetës i qëndroftë pranë Papës dhe Nana e Këshillit të mirë e mbrojtë!
Imzot Gjergj Meta
President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë”, shkruhej në njoftim.
Top Channel