
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz tha sot se Trump është “shumë i frustruar” me Zelenskyn.
Ai u pyet nëse Presidenti Donald Trump e sheh homologun e tij rus Vladimir Putin si një diktator, pas komenteve në fillim të kësaj jave, në të cilat ai e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “diktator”.
“Fakti që ai nuk ka ardhur në tavolinë dhe që nuk ka qenë i gatshëm të shfrytëzojë këtë mundësi që i kemi ofruar, është shqetësuese” tha ai, duke shtuar se shpreson që ukrainasi të ndërrojë mendje shumë shpejt.
“Mund të grindemi gjatë gjithë ditës për atë që ka ndodhur në të kaluarën por nuk zgjidhim asgjë kështu”, shtoi Waltz.
Waltz u pyet gjithashtu se kush është më shumë fajtor për pushtimin e Ukrainës, Vladimir Putin apo Volodymyr Zelensky.
Këshilltari përgjigjet duke thënë se zhgënjimi i Trump me Zelensky është i shumëfishtë dhe shtoi se disa “fyerje” ndaj Trump që po dalin nga Kievi janë të papranueshme.
Top Channel