Rama mbledh punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej
20/02/2025 10:18
Sot në orën 16:30 kryeministri Edi Rama do të mbledhë punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej.
Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë.
Ende nuk dihet se pse është planifikuar ky tubim. Ndërkohë, që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kreu i qeverisë ka shkuar disa herë në institucionin e bashkisë, ku është takuar me ekipin drejtues.
Ndërsa Anuela Ristani është caktuar kryetaren e deleguar e Bashkisë.
Top Channel