Përmbytjet e tetorit në qytetin e Vlorës e nxorën jashtë funksionit, Xhamia e Plumbit do të rikonstruktohet

19/02/2025 14:17

Xhamia e Plumbit, një monument kulture në qendër të Vlorës që u dëmtua nga përmbytjet e muajit tetor, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni total.

Ndaj këtij monumenti që daton rreth 5 shekuj më parë, nuk ka pasur asnjëherë investime për mirëmbajtje, ndërsa aktualisht, ritet fetare për besimtarët kryhen në dy xhamitë e tjera të qytetit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës, thotë se rikonstruksioni do të bëhet në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, të cilët kanë përfunduar edhe projektin e rikonstruksionit. Si një monument kulture i rëndësishëm, projekti po shqyrtohet në detaje për të siguruar një ndërhyrje të kujdesshme dhe cilësore.

Myftiu i Vlorës thotë se materialet që do të përdoren për rinkonstruksionin e saj do të përzgjidhen në përputhje me vlerat historike dhe arkitekturore të xhamisë.

Ndërkohë, për muajin e Ramazanit që nis së shpejti për besimtarët, do të jenë në dispozicion edhe dy ambiente të tjera, të cilat do të shërbejnë për falje gjatë këtij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA