Lufta në Ukrainë, një i vdekur dhe shtatë të plagosur nga sulmet ruse në Donetsk

19/02/2025 18:06

Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga një sulm rus në qytetin lindor të Ukrainës.

Ngjarja ka ndodhur në Kostyantynivka, pjesë e rajonit të Donetskut. BBC shkruan se forcat rusë hodhën katër bomba në qytet këtë mëngjes.

Kreu rajonal, Vadym Filashkin thotë se 34 shtëpi, një ndërtesë administrative, tre linja elektrike dhe tre tubacione gazi janë dëmtuar nga sulmet, teksa shton se një person tjetër mund të jetë nën rrënojat e një prej shtëpive të shkatërruara.

Nga ana tjetër Rusia nuk ka komentuar sulmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA