Rrëmbyen dhe torturuan katër gazetarë francezë, nis gjyqi për pesë militantët e Isis

17/02/2025 21:24

Pesë terroristë të dyshuar islamikë të akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e katër gazetarëve francezë që mbulonin luftën në Siri, kanë dalë në gjyq në Paris.

I përfshirë mes tyre është edhe xhihadisti francez, Mehdi Nemmouche, 39 vjeç, i cili po vuan burgim të përjetshëm për një sulm në një muze hebre në Bruksel në vitin 2014, ku humbën jetën katër persona.

Të pestët akuzohen se ishin pjesë e një grupi të Shtetit Islamik që mbante peng gazetarët, si dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë punëtorë humanitarë, midis 2013 dhe 2014, shkruan Guardian.

Të hënën, teksa u paraqit në gjykatë për të dhënë emrin e tij, Nemmouche mohoi të ketë qenë ai që rrëmbeu gazetarët.

Të katër gazetarët u kanë thënë hetuesve se janë të sigurt që Nemmouche ishte personi që i burgosi ata.

Gjatë asaj që shihet si një gjyq historik në Europë, gjykata do të dëgjojë detaje të torturës psikologjike dhe fizike që dyshohet se u është shkaktuar gazetarëve, si dhe trajtimi më i gjerë i përgjithshëm i pengjeve nga grupi Isis në Siri, ku 27 reporterë perëndimorë dhe punonjës humanitarë u rrëmbyen midis 2012 dhe 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA