Prej tre ditësh asnjë kontakt me vajzën, nëna në Librazhd denoncon në polici zhdukjen e 20-vjeçares

17/02/2025 11:33

Një e re nga Librazhdi është larguar nga banesa prej tre ditësh.

Familjarët e saj kanë denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tyre 20 vjeçare, e cila pasi është larguar nga banesa prej tre ditësh nuk ka asnjë kontakt me ta.

Sakaq, korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se policia po punon për gjetjen e 20 vjeçares me inicialet Xh.R..

Denoncimi u bë nga mamaja e saj e cila u shpreh e shqetësuar për të bijën pasi nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA