Shkatërrohet “banda e skifterëve” në Shijak! Autorë të grabitjeve të automjeteve dhe banesave, kapen 4 pjesëtarët e grupit

16/02/2025 10:13

Katër anëtarë të një grupi që vidhte banesa, automjete, mjete lundruese dhe tabakino në Tiranë dhe Durrës, kanë në rënë në prangat e policisë.

Policia thotë se janë zbardhur 4 vjedhje të kryera në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, të kryera nga anëtarët e këtij grupi.

Të arrestuarit janë identifikuar si Donald Subashi 26 vjeç, Denis Marku 18 vjeç, Elvis Muça 38 vjeç dhe Artur Lama 48 vjeç, të cilët banonin në Mamurras, Marikaj dhe Shkodër.

Po ashtu, u shpall në kërkim anëtari i pestë i grupit, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, një automjet kamionçinë, rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos dhe katër aparate celularë.

Policia njofton se vijojnë veprimet hetimore për dokumentin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA