Rruga që merr jetë! Familjarët e dy viktimave të fundit kërkojnë të merren masa për aksin Lezhë-Shëngjin

16/02/2025 12:44

Dhimbje dhe lot në vendin ku humbën jetën tragjikisht Paulin Zefi dhe bashkëshortja e tij, Zhaklina Hysa.

Familjarët e çiftit, të shkatërruar nga humbja e tyre, janë rikthyer në segmentin rrugor Lezhë-Shëngjin për të vendosur kurora me lule dhe për të ndezur qirinj në kujtim të të ndjerëve.

Mes pikëllimit, ata kërkojnë që autoritetet të marrin masa për përmirësimin e infrastrukturës së kësaj rruge, e cila, sipas tyre, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

Ndaj këtij shqetësimi janë bashkuar edhe banorët e zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rregullimin e rrugës dhe një prani më të madhe të policisë, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur trafiku është i rënduar.

Paulin Zefi dhe Zhaklina Hysa humbën jetën pas përplasjes së automjetit të tyre me një kamion.

Policia është në pritje të përgjigjes së aktit të ekspertimit për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik, por mungesa e standardeve në rrugë dhe sinjalistikës mbeten shqetësim në këtë segment me gjatësi 7 km.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA