![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/5c2974f0-920d-42a3-82a2-46c46004a0b6_sd-800x450.jpg)
Mjeshtri japonez i modelimit, Shingo Sato, është i njohur për përdorimin e artit të origamit.
Prej 30 vitesh ka prezantuar koleksione në Milano e Paris dhe ka dhënë leksione në shumë vende të botës, nërsa këto ditë zhvilloi për herë të parë një workshop me studentët e arteve në Laboratorin e Tekstil Modës, me mbështetjen e ambasadës japoneze.
Për çdo stilist të ri, qasja eksperimentale dhe filozofia estetike japoneze janë një shkollë e rëndësishme drejt ndërtimit të një identiteti të veçantë dhe të suksesshëm në botën e modës.
“Ky workshop bazohet në teknikën TR, një teknikë transformimi që është tërësisht ndryshe nga metodat konvenciale. Është mënyrë më intime, më personale për të shprehur krijimtarinë, punohet direkt në manekin. Pjesa më e rëndësishme është në fund, kur të gjitha copat bëhen një e vetme. Me studentëve e Arteve sot po praktikojmë teknikën bazën, që është e lehtë për t’u mësuar”, u shpreh artisti Shingo Sato.
Më shumë se artist, Sango e përkufizon veten si artizan që sfidon veten dhe thotë se formulat e reja vijnë duke punuar. Format futuriste, iluzionet optike dhe përzierjet e pëlhurave të formave dhe ngjyrave të ndryshme, i bëjnë stilimet e Sangos unike. Fundi ribbon, fustani origami apo jaka fizarmonik janë ndër modelet më të famshme të tij
Top Channel