FOTOT/ Berisha i jep porositë e fundit Nokës, batuta me Gjiknurin teksa futet në makinë. Çfarë nuk u pa pas sherrit me mikrofona e bidona uji në Kuvend

13/02/2025 14:49

Edhe kjo seancë plenare u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës.

Demokratët me në krye Sali Berishën kërkuan praninë e kryeministrit Edi Rama në sallë, ndërsa vijuan me akuzat ndaj tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Mes tensioneve dhe akuzave, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndërpreu dy herë seancën, për ta mbyllur përfundimisht dhe lënë të hënën që vjen, pas përjashtimit të deputetit Flamur Noka.

Sekretari i Përgjithshëm i PD pasi bllokoi foltoren, goditi me shishe uji ministrin Taulant Balla.

Në atë moment ai u bllokua nga forcat e Gardës për të mos shkuar drejt ministrit Balla.

Ishte përmendja e tragjedisë së “21 janarit” me katër të vdekur nga ana e deputetit Toni Gogu që acaroi më shumë demokratët, të cilët kërkuan fjalën, por nuk u lejuan nga Spiropali, e cila kërkoi mbajtjen e radhës së fjalës në foltore.

Më pas ishte ministri Manja, i cili komentoi deklaratat e Berishës brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, duke i thënë se e ka zili për mënyrën se si po e kalon pleqërinë.

Nga ana tjetër, edhe deputeti demokrat Petrit Doda hoqi mikrofonin nga vendi dhe bllokoi foltoren dhe pas ndërhyrjes së Gardës ai i hodhi kabullin e mikrofonit Spiropalit.

Ishte edhe deputetja Elda Hoti që u përfshi në një episod të paprecedentë në seancë, ku vodhi kartat e socialistëve për të penguar votimin.

Pavarësisht tensioneve, Berisha u pa të bënte batuta me Gjiknurin teksa po futej në makinë.

FOTO GALERI
3/51

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA