Greqia nënshkruan marrëveshjen për fillimin e shpimeve për “Bllokun 2” në Jon, vlerësohet deri në 270 miliardë metra kub gaz natyror
Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë.
Duke monitoruar procesin, sipas DnV-së këto janë rezultatet e zgjedhjeve në 98% të votave të numëruara.

VV – 40.04%
PDK – 21.07%
LDK – 17.5%
AAK-NSIMA – 7.2%.
Demokracia në Veprim, rrjet i organizatave që monitorojnë zgjedhjet në Kosovë tha se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 42.1 për qind, me margjinë gabimi prej 0.84%.
28 subjekte politike me 1.280 kandidatë konkurrojnë sot për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëset në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.
Procesi i votimit është mbyllur në 19:00. 940 qendra votimi ishin të hapura që prej orës shtatë të mëngjesit, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës ishin vëzhgues të procesit.
Zgjedhjet e së dielës janë të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.
Numërimi i kutive të qendrave të votimit vijon ende, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para të exit poll-eve.
Top Channel