![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/vlcsnap-2025-02-08-23h30m09s984_hd-800x450.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha për Top Story se është i hapur për përmirësimin e dialogut me Serbinë.
Ai theksoi se vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjet, duke u shprehur se nuk mund të vrapojë pas tij në Beograd.
Kurti: Këto janë akte edhe nga dëshpërimi se organizon më popullin dhe bën aksion terrorist, e në anën tjetër terrorizmi është dëshmi e pafuqisë, jemi të vetëdijshëm që ka 48 baza në formë patkoi kanë qenë brenda Kosovës në pranverë të ’99, tani janë jashtë Kosovës, nuk mund t’u shkojë mendja që të na sulmojnë ne. KFOR duhet të jenë me ne, KFOR ka qenë 55 mijë pas luftës, sot janë 5 mijë, pushkën duhet ta kemi tonë, Kosova duhet të ketë fabrikë municioni, ne duhet të kemi dronet tona.
Ma hiqni këtë kojshinë e keqe që kam dhe paratë i çoj në Arsim dhe Shëndetësi. Ai refuzoi të nënshkruajë edhe pse e ka pranu marrëveshjen, ça të bëj unë, të vrapoj pas tij në Beograd me letra, nuk mund të vrapoj unë, i kam punët këtu, s’mund ta ndjek nëpër Beograd Vuçiçin për të nënshkru marrëveshjet që ai ka thënë po. Unë kam thënë po, jam i gatshëm të nënshkruaj, por paraprakisht ata duhet ta dorëzojnë Radojçiçin, krimineli i tyre që është i lirë duhet të vijë në burg në Kosovë se ka vrarë rreshterin tonë. Na kanë vra fëmijët dhe pleqtë, në masakrat që ka bërë Serbia në Kosovë ka shumë pleq pa kokë se kanë pas plisin mbi kokë.
Top Channel