![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/vlcsnap-2025-02-07-22h02m24s434_hd-800x450.jpg)
Komisioneri Ilirjan Celibashi kërkon ndërhyrje të re në kodin elektoral edhe për afatet e ankimimit në gjykate të votuesve nga jashtë për rastet kur konstatojnë se nuk figurojnë në listën e zgjedhësve ose regjistrimi i tyre ka pasaktësi.
Në dokumentin që Top Channel disponon, kreu i KQZ thekson se afati ankimor i parashikuar në kod është i pamjaftueshëm për vajtje-ardhjen në kohë të fletës së votimit nga emigranti në KQZ, duke propozuar që nga 7 ditë para datës së zgjedhjeve në rastin e votuesve nga jashtë, të bëhet të paktën 30 ditë.
Kërkesa mund të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ose online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Shkresa e Komisionerit ka mbërritur në zyrën e kryetares së Kuvendit dhe në adresën e 9 partive parlamentare.
Top Channel