Votat e diasporës nga Kroacia janë keqpërodur? Prokuroria e Prishtinës nis hetim për ambasadorin Martin Berishaj

06/02/2025 19:52

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetim për keqpërdorim nga ana e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj rreth procedurës së transportimit te votave të diasporës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që  ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi”, thuhet nga Prokuroria.

Ndërkohë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se do vlerësohet mënyra e tërheqjes së pakove me fletëvotimeve.

“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, thuhet në përgjigjen e KQZ-së.

Sipas mediave në Kosovë, Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është marrë personalisht me transportin e fletëvotimeve të diasporës.

Sipas mediave, Berishaj ka marrë fletëvotimet nga kutia postare dhe i ka dërguar në ambasadë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA