“Qeveria e tij nuk është e besueshme për Trump”, Kurti i përgjigjet Grenell: Marrëdhëniet më të mira se kurrë, po blejmë edhe helikoptera Black Hawk

06/02/2025 19:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratës së bërë nga i dërguari i Donald Trump për misione të posaçme Richard Grenell i cili tha se kreu i qeverisë nuk është i besueshëm për Trump.

Në një intervistë të dhënë për mediat vendase, Kurti është shprehur se marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivelin më të mirë të mundshëm.

Ti e din shumë mirë, unë tan jetën kam qenë aktivist, po jo analist. Ata që bëjnë analiza janë nëpër studio televizive, që thonë a e pe qysh e kqyri… Kurrë ma mirë s’i kemi pasë. Po blejmë edhe helikoptera Black Haëk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time. Kurrë ma mirë nuk u kanë. A ka naj herë kritika e vërejtje, po, po na duhet me ecë përpara”-është shprehur Kurti.

Grenell e bëri deklaratën e fortë vetëm pak ditë para zgjedhjeve që do mbahen në Kosovë. Sipas tij retorika e përdorur nga Kurti, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është e rreme.

Grenell u shpreh ndër të tjera se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë, dhe kjo për shkak të Kurtit.

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm.
Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Kështu kanë vepruar edhe BE-ja dhe NATO-ja. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit.
Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga Presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur tani nga Kurti, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ishte deklarata e Grenell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA