Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari në Fier
06/02/2025 10:06
Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor në qytetin e Fierit.
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale K.M., ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale E.Q., 64 vjeç.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “16 prilli”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Q., 64 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel