Të shtëna me armë zjarri në janë raportuar pasditen e kësaj të enjteje në Lezhë.
Gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se një i ri u gjend pa shenja jete në një mjet.
Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Romario Brunga, në trupin e të cilit është konstatuar vetëm një plumb.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia e cila thotë se brenda në automjet ku ndodhej viktima është gjetur një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.
Top Channel