Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Lezhë, pasi u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri, teksa një i ri u gjend i vdekur brenda automjetit të tij.

Gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raportoi se bëhet fjalë për 24-vjeçarin Romario Brunga, në trupin e të cilit është konstatuar vetëm një plumb, teksa zbulohet dhe fotoja e tij.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia e cila thotë se brenda në automjet ku ndodhej viktima është gjetur një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta