![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/kosove_sd-1-800x450.jpg)
Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi është shtruar në spital dhe ish-presidentit të Kosovës i është refuzuar kërkesa për ta vizituar.
Lajmin e ka bërë me dije avokati i Thaçi, Luka Misetic, i cili shprehet se babai i presidentit ndodhet në gjendje jo të mirë dhe kërkesa për ta vizituar atë u kundërshtua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale.
“Klienti im, Hashim Thaçi, ka babanë shumë të sëmurë dhe është rikthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i jepej një leje e shkurtër, e mbikëqyrur, për ta vizituar atë për arsye humanitare. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi këtë kërkesë, dhe gjyqtarët e refuzuan vizitën”, shkroi Misetic në rrjetin social X.
My client Hashim Thaci’s father is quite ill and back in hospital. We had requested that Hashim Thaci be granted a short, supervised release to visit him on compassionate grounds. The Specialist Prosecutor’s Office opposed, and the judges denied the visit. https://t.co/9j7IbNOPR7
— Luka Misetic (@MiseticLaw) February 6, 2025
Top Channel