Inside Story/ E rëndë, disa fëmijë me prindër ‘negativë’ dyshohet se u infektua me HIV në spital

05/02/2025 22:20

Inside Story, iu rikthye këtij rasti për të treguar se si këto ngjarje të rënda harrohen kur koha kalon. Harresa e ka një arsye: Shmangia e përgjegjësisë. Një fenomen që e bën rastin e vogëlushit vetëm një prej mjaft të tjerave.

Nga komunikimet që ne kemi pasur me shoqatat që mbrojnë të drejtat e të infektuarve me HIV dhe fëmijëve, kemi mësuar për të tjera infektime të dyshuara në spitale. Dyshohet për të paktën 6 raste ku fëmijët kanë dalë me HIV edhe pse të dy prindërit e tyre kanë qenë negativë. Ata janë diagnostikuar pas trajtimit nëpër spitale.

Një denoncim i ngjashëm si ky i vitit 2022 është bërë publik thuajse 1 dekadë me parë, por historia u harrua. Ngjarja nuk u hetua as në atë rast dhe infektimet u përsëritën. Pra, nëse nuk zbulohet zinxhiri i përgjegjësisë, rasti i vogëlushit që u denoncua i fundit rrezikon të përsëritet.

Shpresojmë fort që e drejta e familjes që endet në Itali për kurimin e djalit të shkojë në vend, pasi askush nuk e meriton dhimbjen dhe rëndesën që kanë kaluar. Rastet që paraqitem dhe u futëm në detaje janë të ndryshme, por bashkohen në një pikë, mungesa e dëshirës dhe vullnetit për të zbardhur të vërtetën. Për të dhënë drejtësi e për të çuar përpara përgjegjësisë autorët.

E kur këta persona nuk preken nga fëmijët, më të pambrojturit, imagjinoni se çfarë bëhet me të rriturit…Nëse shoqëria bie ne kurthin e harresës me kohën, këto denoncime të rënda do të ndiqen deri në fund nga Inside Story për drejtësinë dhe sigurinë e të gjithëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA