“Më i mirë në futboll se në krevat”/ Ish-ylli i filmave për të rritur nxjerr ‘zbuluar’ legjendën e Realit: Donte të bëhesha nëna e fëmijëve të tij

04/02/2025 18:28

Pak ditë më parë, Iker Casillas u fotografua në daljen e një hoteli në Barcelonë së bashku me ish-pornostaren dhe yllin e “Onlyfans”, Claudia Beval, teksa mediat spanjolle aluduan menjëherë për lidhjen e tyre.

Sa i përket kësaj, ish-ylli i Real Madrid u shpreh se fotot ishin “rrezatuese”, por duke hedhur poshtë aludimet për diçka mes tyre.

Nuk mungoi shumë dhe erdhi komenti i Beval, e cila u shpreh e dëshpëruar për reagimin e ish-portierit. Ajo shtoi gjithashtu se Casillas nuk i përgjigjet më mesazheve të saj në WhatsApp, por vazhdon t’i pëlqejë postimet që ajo hedh në Instagram, shkruan The Sun.

Në një intervistë për programin televiziv spanjoll Telecinco De Viernes, 28-vjeçarja e nxorri ‘zbuluar’ legjendën madrilene, duke thënë: “Marrëdhënia ime me Iker Casillas filloi fillimisht si një marrëdhënie miqësie. Kur filluam të takoheshim më shpesh, ne fillimisht kishim një marrëdhënie të hapur përpara se të arrinim në një pikë ku filluam ta mbanim të fshehtë. Iker e di se çfarë fshihet pas atyre fotove. Ndihem pak e lënë pas dore”.

Ajo më pas zbuloi se Casillas i kishte rrëfyer asaj se donte të kishte më shumë fëmijë kur dy fëmijët e tij me ish-gruan Sara Carbonero të rriteshin dhe e pyeti nëse ajo do të donte të bëhej nëna e tyre.

Claudia tha: “Ai më pyeti nëse doja të bëhesha nënë e fëmijëve të tij. I thashë se për shkak të punës sime ndoshta nuk doja të isha dhe ai u shpreh se ideja e tij ishte që, kur fëmijët e tij ishin 15 ose 16 vjeç, ai donte të bëhej sërish baba”.

Duke e quajtur ish-portierin një “dashnor koprrac”, ajo u ndal dhe te marrëdhëniet seksuale që kishin pasur. “Nëse më pyesni se si ishte Iker si dashnor, do të thosha se ishte më i mirë në futboll se në krevat”, u shpreh Claudia.

Ajo e përfundoi intervistën me një mesazh direkt për Casillas duke i thënë: “Nuk e kuptoj pse nuk iu përgjigj mesazhit tim të fundit. Nuk e kuptoj pse i pëlqen postimet e mija në rrjetet sociale”.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA