I vinte ‘gjoba’ pronarit të një lokali në Durrës, SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e ish-shefit të Narkotikës

04/02/2025 11:44

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-shefin e sektorit të narkotikëve në Durrës, Gazmir Preçi, i cili akuzohet për korrupsion.

Tashmë dosja ka kaluar në duart e GJKKO, për të marrë vendi.

Preçi akuzohet se ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Hetimet e këtij procedimi u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA