Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ku iu përgjigj komentuesve në lidhje me pasardhësin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Kryesocialisti vuri në dukje se Janullatus, i cili ndërroi jetë në janar, e la amanet para se të ndërronte jetë, që pasardhësi i tij të jetë shqiptar.
Më tej ai theksoi se “Kryepeshkopi i ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë shteg për askënd për të ngritur hipoteza për rolin, figurën, bilancin historik të qëndrimit të tij në krye të Kishës Autoqefale”.
“Ai ka thënë që pasardhësi im do të jetë shqiptar, ku ka thënë se ne nuk kemi shkuar në Shqipëri për të ndërtuar një koloni, por për një Kishë Autoqefale dhe njësoj siç ne, pra grekët, nuk e përfytyrojmë dot në Greqi një Kryepeshkop serb apo bullgar, si mund të përfytyrohet në Shqipëri dikush tjetër, përveç se një Kryepeshkop shqiptar. Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë, unë besoj se me amanetin e tij publik në shtypin grek pak kohë para se të ndahej nga jeta, ai ka mbyllur të gjitha gojët dhe nuk ka lënë shteg për askënd për të ngritur hipoteza për rolin, figurën, bilancin historik të qëndrimit të tij në krye të Kishës Autoqefale.”, tha Rama.
Top Channel