LIVE/ Më shumë se 14 orë seancë, mbërrin Rama në Kuvend/ Ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali kritika për Territorialen 08/10 23:47
Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30.
Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka dhe Sali Berisha mbyllën protestën.
“Liria është shumë afër për të gjithë. Sot Rama ka përjetuar një makth të madh, fundi po i troket”, tha nga shkallët e Selisë Flamur Noka.
“Shi triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë do të shkruhet me gërma të arta. I kallët tmerrin Ramës. tubimi do vijojë deri në fitore. Nëse unë u them tani, për 25 minuta këta janë në Surrel”, tha Berisha.
Top Channel