“Është reformë për vendin, jo për një bashki”, Rama me kryebashkiakët ‘rebelë’ që kundërshtuan hartën e re territoriale: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot
12/08 22:56
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, duke vënë në pikëpyetje drejtimin që, sipas tij, ka marrë sot forca kryesore opozitare.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla shkruan: Po si ka mundësi që Partia e cila lindi nga idealet e dhjetorit ’90, të përfundojë të ketë ideal djegien e kazanëve?!
Sipas Ballës, aktet e djegies së objekteve në rrugë dhe përshkallëzimi i protestës nuk përfaqësojnë frymën e Dhjetorit 1990, periudhë nga e cila lindi Partia Demokratike e Shqipërisë. Balla theksoi se pluralizmi politik në Shqipëri u ndërtua mbi parime demokratike dhe jo mbi forma dhune apo tensioni në rrugë.
Top Channel