2025, viti i Maks Velos! Aktivitete për artistin që tregoi me penë dhe penel vuajtjet e komunizmit

04/02/2025 19:00

Në 90-vjetorin e lindjes, 2025-ta u shpall Viti i Maks Velos nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Biblioteka Kombëtare, Muzeu i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” dhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Për artin që me krijimtarinë e tij, hodhi dritë për ngjarje dhe personazhe të së shkuarës, teksa përshkroi përmes penës dhe penelit kalvarin e vuajtjeve dhe mundimeve përballë të vërtetave të komunizmit në Shqipëri, wshtw parashikuar një kalendar i ngjeshur artistik përgjatë gjithë 2025.

Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935, familja e tij u rikthye në Korçë, ndërsa veprimtarinë e nisi në Tiranë. Pas specializimit për arkitekturë në 1960, mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Përmes shkrimeve dhe pikturave plot ngjyra, nuk ndali asnjëherë së shfaquri shpirtin e tij artistik.  Ndërsa vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës, u arrestua dhe dënua me 10 vite burg.

Maks velo u nda nga jeta pesë vite më parë, por me kontributin e jashtëzakonshëm në pikturë, arkitekturë e letërsi, vepra e tij mbetet po aq e gjallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA