Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të paraqitet ditën e sotme në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’, pas marrjes së lejes ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, për shkak se ndodhet në Gjermani në një takim me mbështetësit e tij.

Ndërkohë, mësohet se po ashtu as deputetja Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’, për shkak se po ashtu ndodhet jashtë vendit.

Ajo ka njoftuar më herët Prokurorinë e Posaçme dhe ka marrë leje, pasi do të duhej të udhëtonte drejt SHBA, për arsye që ende nuk dihen.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA