Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e përurimit të dy godinave të reja në “Qytetin Studenti” më Tiranë.
Ai përmendi se ka konvikte në kryeqytete kryesore të Evropës si Paris apo Londër që qëndrojnë nga 4 vetë në një dhomë, ndërsa në godinat e reja do të jenë vetëm dy persona.
Rama: Gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë. Plani i transformimit të qytetit Studenti, në një qytet studentor të shekullit të ri, vazhdon. Është një qytet që është trashëgimi e së shkuarës dhe duhet t’i shërbejë të ardhmes, duhet të ofrojë për studentët kushte optimale, të njëjta me kushtet më të mira që kanë në vendet e BE.
Ky konvikt këtu, që sapo pamë, është një konvikt, i cili në çdo vend të BE do të qëndronte me dinjitet në kategorinë A, jo në B.
Se kudo ka A, B dhe C, ka konvikte edhe në Paris e Londër, që janë 4 veta në një dhomë, por ka dhe konvikte që janë 2 veta në një dhomë. Këto konvikte kanë 2 veta në një dhomë.
Ka konvikte edhe në vendet më të zhvilluara të BE ku dushet janë të përbashkëta për shumë njerëz, këtu çdo dhomë ka dushin e vet. Është një ambicie të bëjmë gjërat që i qëndrojnë kohës për në periudhë të gjatë, jo thjesht gjëra për sot e për nesër.
Top Channel