Bianca Censori shfaqet nudo në tapetin e kuq të Grammy, eksperti zbulon çfarë i tha Kanye West në atë moment

03/02/2025 11:44

Të gjithë sytë ishin mbi Bianca Censorin në ndarjen e çmimeve Grammy.

Ajo u shfaq me një fustan të tejdukshëm i cili nuk linte vend fare për imagjinatë.

Një lexues buzësh ka arritur të zbulojë se çfarë u tha mes Kanye West dhe modeles, sipas Daily Mail.

Reperi 47-vjeçar dhe Bianca 30 vjeçe, kanë krijuar polemika për vite me shfaqje eksplicite, por zemërimi arriti majat me veshjen në tapetin e kuq në Los Angeles.

Ai mund të shihej duke i dhënë urdhër Biankës përpara se ajo të hiqte pelushin e zi dhe të shfaqej nudo.

Çifti u pa duke folur me tension në tapetin e kuq.

Sipas Nicola Hickling, themeluesi dhe analisti kryesor në LipReader, West po i thoshte gruas së tij që të hiqte pallton dhe të zbulonte gjithçka.

Sipas Hickling, Ëest u shfaq duke i thënë Censorit: “Po bën skenë tani”, më pas modelja australiane tundi kokën.

“Bëj skenë dhe do të them se do të bëjë shumë kuptim”, u duk të thoshte West, sipas ekspertit.

Censori tundi kokën edhe një herë, për të cilën West tha: ‘Lëre pas vetes dhe pastaj kthehu”.

“Në rregull”, u përgjigj Censori, sipas Hickling.

Dyshja u larguan me shpejtësi pas momentit, me zëra që qarkullonin se atyre iu kërkua të largoheshin.

Megjithatë, një burim tjetër tha se ata ishin larguar me dëshirën e tyre.

Daljet publike të modeles kanë shkaktuar lumë komentesh në rrjete sociale.

Një përdorues i X shkroi: ‘Dikush duhet të shpëtojë Bianca Censori nga Kanye…’

Një tjetër shtoi: ‘Nuk ka të bëjë më me rrobat – ka të bëjë me mirëqenien e Biankës. Edhe sa kohë mund të kalohet kështu para se dikush të kuptojë se është shumë? Dikush duhet të ngrihet dhe ta shpëtojë atë nga kaosi i Kanye.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA