Të gjithë sytë ishin mbi Bianca Censorin në ndarjen e çmimeve Grammy.
Ajo u shfaq me një fustan të tejdukshëm i cili nuk linte vend fare për imagjinatë.
Një lexues buzësh ka arritur të zbulojë se çfarë u tha mes Kanye West dhe modeles, sipas Daily Mail.
Reperi 47-vjeçar dhe Bianca 30 vjeçe, kanë krijuar polemika për vite me shfaqje eksplicite, por zemërimi arriti majat me veshjen në tapetin e kuq në Los Angeles.
Ai mund të shihej duke i dhënë urdhër Biankës përpara se ajo të hiqte pelushin e zi dhe të shfaqej nudo.
Çifti u pa duke folur me tension në tapetin e kuq.
Sipas Nicola Hickling, themeluesi dhe analisti kryesor në LipReader, West po i thoshte gruas së tij që të hiqte pallton dhe të zbulonte gjithçka.
Sipas Hickling, Ëest u shfaq duke i thënë Censorit: “Po bën skenë tani”, më pas modelja australiane tundi kokën.
“Bëj skenë dhe do të them se do të bëjë shumë kuptim”, u duk të thoshte West, sipas ekspertit.
Censori tundi kokën edhe një herë, për të cilën West tha: ‘Lëre pas vetes dhe pastaj kthehu”.
“Në rregull”, u përgjigj Censori, sipas Hickling.
Dyshja u larguan me shpejtësi pas momentit, me zëra që qarkullonin se atyre iu kërkua të largoheshin.
Megjithatë, një burim tjetër tha se ata ishin larguar me dëshirën e tyre.
Daljet publike të modeles kanë shkaktuar lumë komentesh në rrjete sociale.
Një përdorues i X shkroi: ‘Dikush duhet të shpëtojë Bianca Censori nga Kanye…’
Një tjetër shtoi: ‘Nuk ka të bëjë më me rrobat – ka të bëjë me mirëqenien e Biankës. Edhe sa kohë mund të kalohet kështu para se dikush të kuptojë se është shumë? Dikush duhet të ngrihet dhe ta shpëtojë atë nga kaosi i Kanye.
Top Channel