Gjekmarkaj takim me shqiptarët në Lombardi të Italisë: Regjistrohuni për të votuar, është koha të bashkohemi

02/02/2025 13:09

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Lombardi, në veri të Italisë.

“Një takim madhështor në Cremona të Lombardisë në Itali me vellezër e motra shqiptarë , së bashku me kolegun Saimir Koreshi, me Koordinatorin e PD për Italinë z Bardhok Doda, me Kryetarin e PD se Kremones z Nezir Dema, me Kryetarine PD së Brescias, me znj Lindita Bimi kordinatore e LDG per Italine dhe z Dritan Beqiri Kryetar i PD Viterbo!

Diaspora gjithmonë i është gjendur atdheut të vet Shqipërisë sa herë i është dashur ! Dikur shqiptaret ata të Stambollit bënin shoqata e libra shqip, ata të Bukureshtit mblidhnin buxhetin e Rilindjes kombetare e financonin Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin!

Ata të Vatres me Faik Konicen e Fan Nolin mbronin interesat kombëtare në Londer e Versajë pa harruar arbereshet model i qendres identitare! Perseri sot Shqipëria ka nevoje për ju qe të mos zvogëlohet , te mos shkretohet!

Angazhimi juaj regjistrimi juaj për te votuar mbetet themelor për ndryshimin dhe rrotacionin! Jetoni kety po mendja dhe zemra ju kthen atje shpesh here gjate ditës e javes, te njerzit tuaj te dashur, te fshati a qyteti, te shtëpia e kujtimet!

Shqiptaret kudo qe janë duhet te bashkohen për fitoren e PD ! Fryma e fitores ndihet kudo!

Kanë ikur shqiptaret dhe ka mbetur qeveria! Tani është koha te bashkohen shqiptaret dhe te ike qeveria e korruptuar ajo vjedh zgjedhjet ajo, qe korrupsionin e ka adn!

PD ka nje plan ka nje projekt, ka një program për ti kthyer dinjitetin individit e shtetit, dinjitetin ligjit e kushtetutes! Pensione e rroga europiane! Investime europiane! Lufte lufte lufte me krimin e korrupsionin!

Tami është koha që Edi Rama të bëje rrobaqepësin siç kanë premtuar dikur se mbase është më i dobishem sesa si Kryeminister!

PD dhe Sali Berisha kerkojne voten tuaj masive qe ju te keni mundësi te zgjidhni , te jetoni ketu apo te ktheheni atje, e ne cdo rast te keni nje shtet qe ju sherben kudo qe jeni, qe ju mirepret dhe ju trajton me respekt!

Ju jeni njerez te lire, patronazhistet nuk ju ndikojne nuk mund t’ju shantazhojne me lirine tuaj jeni ju qe mund ti sherbeni lirise se Shqiperise , jeni ju qe mund te shantazhoni me fuqi morale e vote shantazhuesit e demokracise, shoqerise e dinjitetit kombetar !
Fitore Fitore Fitore”-shkruan Gjemarkaj.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA