“Tani shpresa e vetme jemi ne”, Berisha-demokratëve: Rama po injoron ultimatumin e Brukselit se do të zhbëjnë procesin e integrimit
06/02 19:20
Ndërsa mbeten vetëm 100 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, u shpreh i bindur në fitore e PS.
Ai theksoi se duke nisur nga Tirana, të cilën e konsideroi si lokomotivën e PS, stërkëmbëshat dhe balta do të rrëzohen me votë.
“Nga sot, 100 ditë do t’i bëjnë të rinjtë dhe të rejat ta refuzojnë kënetën dhe bufin e stërplakur, dhe të gjitha bretkosat politike dhe mediatike. Ata do i bashkohen trenit të PS në 11 maj, nga Tirana, lokomotiva jonë, që sa më shumë tentojnë ta ndalojnë duke i hedhur baltë, aq më shumë do të jenë të shkelur me votë”, tha ai.
Top Channel