Nuk u ndje mirë gjatë punës, elektriçisti rrëzohet nga shtylla! Dërgohet në Spitalin e Traumës
01/02/2025 12:59
Një elektriçist është plagosur rëndë në Bulqizë, pasi gjatë punës ka rënë nga një shtyllë elektrike.
Elektricisti nuk është ndjerë mirë dhe për pasojë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë.
61-vjeçari ka marrë lëndime dhe për pasojë është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ai ndodhet në gjendje të mirë, nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel