FOTO/ Çfarë po ndodh me Justin Bieber? Ylli i muzikës nuk njihet nga fansat pas spekulimeve të divorcit me Haileyn

01/02/2025 09:49

Balluket e flokëve të Justin Bieber ishin një pjesë integrale e identitetit të tij kur ai fitoi një famë të madhe si adoleshent në vitin 2009.

Edhe pse fituesi i Grammy ka kaluar nëpër disa transformime flokësh gjatë viteve, pamja e tij e fundit ka bërë që disa fansa as mos ta dallonin se kush ishte.

Fotot, të marra në qytetin e Nju Jorkut më 29 janar 2025, treguan këngëtarin amerikan me një prerje të re flokësh, i cili dukej se kishte humbur shumë peshë.

Edhe pse Justin kohët e fundit siguroi fansat e tij se gjithçka është mirë në martesën e tij me Hailey Bieber, disa fansa në X kanë spekuluar për ndarjen e mundshme të çiftit. “Justin Bieber u pa duke u dukur i dobët mes spekulimeve për një krizë martesore”, shkruajnë ata.

Hailey, 28 vjeç dhe Justin janë të martuar që nga viti 2018.

Thashethemet filluan të fliteshin pasi Justin hoqi nga ndjekësit në Instagram partneren e tij në fillim të këtij muaji, por më vonë ai fajësoi hakerat për këtë gjë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA