“Na ktheve babanë tonë”/ Familja e amerikano-izraelitit që u lirua sot falenderon Presidentin Trump

01/02/2025 18:55

Familja e amerikano-izraelitit, Keith Siegel që u lirua sot ka falënderuar Presidentin Trump pas kthimit të tij në Izrael.

“Më në fund, pas 484 ditësh e netësh të gjata, të frikshme, plot shqetësime të pafundme për babanë tonë, ne mund të marrim frymë sërish. Faleminderit Presidenti Trump, që na e ktheve babanë tonë. Tani janë 79 pengje të cilët gjithashtu presin të ribashkohen me të dashurit e tyre. Shpresa jonë qëndron tek ju”, thanë ata.

Familja tha se marrëveshja e armëpushimit i jep përparësi jetës njerëzore dhe përfaqëson vlerat hebraike dhe izraelite.

“Si qytetarë, është detyra jonë të sigurojmë që të gjithë pengjet të kthehen, ata që janë gjallë te kthehen familjet e tyre dhe ata që u vranë të varrosen ashtu si duhet në tokën e Izraelit”, përfunduan familjarët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA