Fabrizio Corona ka shpërndarë një tjetër informacion të bujshëm, pas deklaratave të fundit të Chiaras, ish-bashkëshortes së Fedez.
Ajo kishte akuzuar Corona-n për orkestrimin e publikimit të lidhjes së tij me Angelica Montini, duke zbuluar gjithashtu tradhtitë e ish-partnerit të saj. Ndërkohë, Fabrizio ka kundërshtuar këto akuza duke zbuluar se, në fakt, Chiara e ka tradhtuar vetë Fedezin.
Në një mesazh të shpërndarë, Corona i drejtohet direkt Chiarës, duke e akuzuar për fshehjen e të vërtetës për shumë vite dhe për gënjeshtrat që ka thënë gjatë gjithë kësaj kohe.
Ai i kujton asaj disa momente të ndjeshme, duke përmendur një ngjarje të vitit të kaluar, kur Chiara i kishte treguar Fedezit se kishte fjetur me këngëtarin Achille Lauro.
Fabrizio thekson gjithashtu se Chiara ka kërkuar vazhdimisht nga Fedez që t’i njohë fëmijët, ndërkohë që vetë ajo nuk është e pranishme në jetën e tyre dhe preferon të jetë e rrethuar nga dado të paguara.
Ky rrëfim i Corona-s ka nxjerrë në pah përplasje të mëdha mes dy ish-partnerëve, duke sjellë një tjetër ngjarje të bujshme në mediat italiane.
Top Channel