Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh nga foltorja e Kuvendit se çdo shqiptari emigrant duhet t’i sigurohen kushtet që të votojë në zgjedhjet e 11 majit.
Lidhur me këtë çështje, Noka u përplas me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja. Noka u shpreh se eksponentët e PS duan që të votojnë vetëm ata që janë në lista dhe jo edhe emigrantët që s’kanë një dokument shqiptar identifikimi.
“Unë jam këtu për hallin e shqiptarëve. Me kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Je shtet, çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Ju keni tartakutin, ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë. Ju brenda s’ju duan dhe jashtë ju refuzojnë”-u shpreh Manja.
Ministri Manja, fjalimit të Nokës iu përgjigj me tone të ashpra.
“Ne e votuam që shqiptarët në diasporë ta ushtrojnë të drejtën e votës. Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës kodi ka duhet përcaktuar pasaport biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon. Po kemi rënë dakord kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar përgjigjia jonë ka qenë po që mund të votojë. Ju në vend të votoni ndryshimet, e bllokoni sepse ju se keni dashur kurrë votën e diasporës. Lëre more dorën ti, je një fosile politike”– tha Manja.
Fjalës së Manjës, Noka iu përgjigj nga vendi, por mikrofoni i tij ishte i fikur.
Top Channel