Video/ Incident në ceremoninë mortore të Janullatos! Qytetarët i drejtohen Mitsotakis: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

30/01/2025 11:14

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pritur me duartrokitje nga besimtarët dhe qytetarët e shumtë që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Por disa qytetarë të tjerë, kanë provokuar kreun e qeverisë greke, teksa thirrën: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri (Fredi Beleri)

Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit të tij po ndjekin ceremoninë mortore të Kryepeshkopit, që do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, dëshirë e shprehur nga Ai përpara se të ndërronte jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA