Aksidenti ajror në Uashington DC/ Vjen reagimi i Presidentit Trump: Mund të ishte parandaluar, kulla e kontrollit duhej të…

30/01/2025 10:10

Një fluturim i American Airlines me 64 persona në bord u përplas me një helikopter të ushtrisë, Black Hawk, ndërsa ulej në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit në orët e para të së enjtes.

Disa viktima janë konfirmuar dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të nxjerrë të mbijetuarit nga uji, raportoi CNN. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për viktimat.

Presidenti i SHBA Donald Trump shprehu pikëllimin për këtë çështje dhe tha: “Jam informuar plotësisht për aksidentin e tmerrshëm që sapo ndodhi në Aeroportin Kombëtar Reagan. Zoti i bekofte shpirtrat e tyre. Faleminderit për punën e jashtëzakonshme që po bëhet nga ata që reaguan menjëherë”.

Më vonë, Donald Trump tha se rrëzimi i avionit mund të ishte parandaluar. “Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin apo jo? Kjo është një situatë e keqe që duhet të ishte parandaluar”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA