Spiropali takon ambasadorët, prezanton planin e ri strategjik të kuvendit për 2025-2030

29/01/2025 15:13

Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali së bashku me Genc Gjoncaj sekretar i përgjithshëm, i prezantuan  ambasadorëve të akredituar në Tiranë Planin e Ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030.

“Plani i ri Strategjik për pesë vitet e ardhshme do të fokusohet në rritjen e kontributit të Kuvendit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kontrollin parlamentar dhe monitorimin e veprimtarisë së Qeverisë e institucioneve të pavarura. Synimi ynë është të forcojmë edhe më tej funksionet tona; legjislativ, mbikëqyrës dhe përfaqësues. Do të angazhohemi që të sigurojmë një mbikëqyrje të gjithanshme dhe efektive të qeverisjes”, tha Spiropali.

Në Bashkimin Europian  tha më tej kryetarja e kuvendit  nuk do të anëtarësohet as Qeveria, as Kuvendi dhe as institucionet, por Shqipëria, si një e tërë, prandaj parlamenti duhet të marrë një rol parësor në këtë proces.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 është një objektiv ambicioz, por tërësisht i realizueshëm, nëse mbajmë parasysh shpejtësinë e këtij procesi dhe thellësinë e reformave, masave e veprimeve që kemi ndërmarrë gjatë kohëve të fundit, si mbajtja e mbledhjes së dytë dhe të tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe çelja e negociatave për grup-kapitujt I-Themelorët dhe VI-Politika e Jashtme etj.  Strategjia e Kuvendit 2025-2030 është një pjesë e masave tona për arritjen e këtij objektivi”, shtoi ajo.

Për ne theksoi kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali, ky plan nuk është thjesht një dokument; është angazhimi ynë për të ardhmen e përbashkët. Një angazhim që do të jetë i mundur vetëm me bashkëpunimin  të vazhdueshëm me partnerët e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA